Asociacioni i Komunave kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit që sa më parë të nis procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave të Republikës së Kosovës.
Kjo vonesë tepër e panevojshme mund tê shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor, thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave
Viti i ri shkollor për çdo vit nis dhe është i planifikuar të nis njëjtën datë.
Së këndejmi vonesat e tilla në shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore janë të pakuptimta por edhe të papranueshme.
Asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve tanë, thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave të Kosovës. /2LONLINE/