• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Lugina N'rrjet

Kamberi: Të drejtat janë univerzale, ato nuk janë mëshirë e shtetit

Redaksia 2LONLINE 15 Gusht, 2023 7 min
 Kamberi: Të drejtat janë univerzale, ato nuk janë mëshirë e shtetit

“Ka disa herë që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, bashkëpunimin tonë institucional me qeverinë e Republikës së Kosovës e paraqet si tentativë për destabilizim dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe”. Si një ndër të drejtat fundamentale të pakicave, Kushtetuta e Serbisë, e parasheh edhe “bashkëpunimin me shtetin amë”.  Patur parasysh këtë, afërsinë gjeografike, lidhjet e përditshme e tradicionale, sidomos ato institucionale me Republikën e Kosovës, janë parakusht i avancimit të pozitës dhe mirëqenies së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka shkruar në profilin e tij, Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

“Pse e pengon kjo presidentin e Serbisë dhe deklarohet kundër normës fundamentale kushtetuese? Pse për presidentin e Serbisë qenkan destabilizuese marrëdhëniet tona normale me Kosovën, ndërkohë që sipas tij janë konstruktive aventurat e tij në çdo cep të Ballkanit Perëndimor ku jetojnë serbët?”, ka shtruar pyetjet, deputeti Kamberi.

Ja postimi i tij i plotë:

Ka disa herë që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, bashkëpunimin tonë institucional me qeverinë e Republikës së Kosovës e paraqet si tentativë për destabilizim dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe”.

Si një ndër të drejtat fundamentale të pakicave, Kushtetuta e Serbisë, e parasheh edhe “bashkëpunimin me shtetin amë”.

Patur parasysh këtë, afërsinë gjeografike, lidhjet e përditshme e tradicionale, sidomos ato institucionale me Republikën e Kosovës, janë parakusht i avancimit të pozitës dhe mirëqenies së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Pse e pengon kjo presidentin e Serbisë dhe deklarohet kundër normës fundamentale kushtetuese?

Pse për presidentin e Serbisë qenkan destabilizuese marrëdhëniet tona normale me Kosovën, ndërkohë që sipas tij janë konstruktive aventurat e tij në çdo cep të Ballkanit Perëndimor ku jetojnë serbët?

Sipas tij:

Është krejtësisht normale t’i takojë liderët serbë të Kosovës në Rashkë, saherë që e sheh të arsyeshme.

Është normale që me tona nacionaliste nëpër tubimet e tija përkrahëse në Beograd masës t’i drejtohen liderë radikal serb nga rajoni, përfshi këtu Knezevicin e Malit të Zi.

Është normale që ai bashkë me Dodikun e Srpskas të realizojë takime trepalëshe me Patriarkun serb për të ardhmen e “Botës serbe”.

Është normale të kërcënojë ekzistencën e Bosnjës si shtet unitar e të shfaqë ambicie destabilizuese në Mal të Zi, Maqedonin e Veriut e në Kosovë.

Madje, sipas tij është normale që me fluturaket ushtarake serbe fshehurazi të disponojë Dodik saherë të ketë nevojë.

Sipas logjikës së presidentit serb vetëm serbët duhet t’a kenë këtë të drejtë. Të tjerëve kjo e drejtë, kur tentojnë t’a materializojnë, jo vetëm që i mohohet, por tentohet në vazhdimësi të satanizohen.

Kjo logjikë e ka mbështetjen në mitin mesjetar se serbët janë popull hyjnor – qendra e Ballkanit – ndërsa të tjerët, në periferi, janë barbarë.

E pakuptimtë dhe e pa pranueshme. Një logjikë të tillë nuk mund të na imponojë autokrati në krye të shtetit.

E di, sipas tij, ne nuk do të duhej të ndërlidhnim fatin tonë me Kosovën. E as kërkesat tona për reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë nuk do duhej të jenë agjendë e bisedimeve. Kjo e frikson presidnetin serb e për këtë ai po na sulmon vazhdimisht.

Por edhe ai duhet ta dijë që angazhimi jonë politik asnjëherë nuk ka pasur për qëllim destabilizimin.

Gjithëherë kemi këmbëngulur në avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe realizimin e të drejtave tona fundamentale. Serbia ka qenë dhe po vazhdon të jetë ajo që po refuzon kërkesat tona legjitime për drejtësi, barazi, liri.

Të drejtat janë univerzale. Ato nuk janë mëshirë e shtetit. Njeriu i fiton me lindje. Së paku kështu e thonë teoritë moderne për të drejtat e njeriut.

Prandaj nuk mund të ketë drejtësi dhe paqe afatgjate në këtë rajon të brishtë duke tentuar të krijohen pakicat apo popujt hyjnorë. Evropa dhe Ballkani e kanë provuar këtë disa herë dhe përfundimi kanë qenë luftrat e përgjakshme.

Në vend të krimilazimit të kërkesave tona ligjitime, shmangëjes së përgjegjësisë nga tri marrëveshjet e nënshkruara, është koha të reflektosh në realizimin e obligimeve të marra.

Të nënshkruara janë.

Të kursejmë nga “dhimbja e dorës së djathtë”.  /2LONLINE/

Etiketa:aktuale deputeti Kosova Lugina rekomandojmë Shaip Kamberi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë

30 Shtator, 2023
Gjilan

Themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

30 Shtator, 2023
Nacionale

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

29 Shtator, 2023
Nacionale

FSK: Forca jonë po rritet dhe zhvillohet me standardet më të larta

29 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë të pandërgjegjshëm

30 Shtator, 2023

Themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

30 Shtator, 2023

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

29 Shtator, 2023

FSK: Forca jonë po rritet dhe zhvillohet me standardet më të larta profesionale

29 Shtator, 2023

British Military Advisory Training Team (BMATT), trajnon pjesëtarët e FSK-së

29 Shtator, 2023

Viti: Po vazhdojnë punimet në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”

29 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com