Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës është zhvilluar punëtoria dy ditore në mes Kolegjiumit për Buxhet dhe Financa dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) z. Nysret Koca – Drejtor i përgjithshëm i Thesarit (MFPT), z. Salvador Elmazi – Drejtor i Buxhetit (MFPT), dhe z. Vehap Hashani – Zyrtar i Lartë Ligjor në Departamenti e Tatimit në Pronë (MFPT).
Kjo punëtori ka adresuar për diskutim disa çështje që janë me shumë rëndësi për komunat dhe që kërkojnë një bashkërendim në mes nivelit qendror dhe nivelit lokal në mënyrë që komunat të ushtojnë dhe realizojnë aktivitete e tyre në mënyrë efikase.
Drejtori i Thesarit Z. Nysret Koca, ka paraqitur plotësim ndryshimet e Ligjit për Menaxhimin e Financave dhe Përgjegjësitë, ku me këto plotësim ndryshime janë bërë disa ndryshime në rregulla dhe procedura rreth ekzekutimit të pagesave nga ana e komunave e që prekin, ekzekutimi i kërkesave dhe detyrimeve, fondet e zotuara, obligimet fiskale të komunave si dhe detyrimet tjera që lidhen me komunat.
Drejtori i Buxhetit z. Salvador Elmazi, ka paraqitur agjenden legjislative përkitazi me financat e pushtetit lokal si dhe ka adresuar disa çështje me rëndësi në lidhje me Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Z. Vehap Hashani, Zyrtar i lartë ligjor në MFPT ka prezantuar Draft Ligjin e Tatimit në Pronën e Paluajtshme, ku në detaje ka dhënë sqarime se në cilat nene janë bërë plotësim-ndryshimet si dhe është përgjigjur në çështje të ndryshme të interesimit nga Drejtorët komunalë që ndërlidhen me këtë draft ligj.
Në lidhje me temat e lartëcekura, komunat kanë paraqitur një mori kërkesa dhe kanë adresuar çështje të ndryshme me të cilat janë duke u ballafaquar ato. Po ashtu janë dhënë edhe një numër i madh propozimesh të adresuara për nivelin qendror në lidhjet me temat e diskutuara. /2LONLINE/