DYLON

U organizua pritje për nxënësit fitues në garat komunale të fizikës

U organizua pritje për nxënësit fitues në garat komunale të fizikës
Avatar photo Redaksia

Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, bashkë me zëvendësdrejtorin Agim Asllani kanë pritur nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës, bashkë me mësimdhënësin e tyre, Saud Rrahmani.

Drejtori Mustafa ka përgëzuar nxënësit për suksesin e arritur, duke theksuar se suksesi i tyre e ka bërë shkollën dhe ai është shprehur se beson në suksesin e këtyre nxënësve edhe në garat në nivel vendi.

EkoHigjiena

Mustafa ka falënderuar edhe për punën dhe përkushtimin profesorin Saud Rrahmni, për punën e tij me grupin e fizikantëve dhe se e tërë kjo punë është shpaguar.

Edhe zëvendësdrejtori ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë sukses, duke i inkurajuar për punë edhe më të madhe, por edhe duke theksuar se shkolla është në dispozicion të tyre.

Profesori Saud Rrahmni, ka theksuar se ky sukses i përket nxënësve, të cilin e kanë rritur falë punës së tyre dhe ka falënderuar udhëheqjen e shkollës dhe kolegët e tij mësimdhënës të fizikës, por edhe të lëndëve të tjera për përkrahjen.

Të rikujtojmë se garat komunale të fizikës në nivel komunal janë mbajtur këtë fundjavë. Në shkollimin e mesëm të gjithë fituesit e vendeve të para, të dyta dhe të treta janë nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”.

Fituesit të cilët janë mirëpritur në drejtorinë e shkollës janë këta nxënës:

Në klasat X, XI dhe XII të gjithë fituesit ishin nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”

Klasa e 10

  1. Artina Limoni 2. Erina Xhyrishevci 3. Leonita Hajdini

Klasa e 11

  1. Olt Bajrami 2. Melos Hajrullahu 3. Era Januzi

Klasa e 12

  1. Olt Imeri.
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.