Edhe këtë vit, Komuna e Bujanocit ka shpërblyer nxënësit më të mirë të gjeneratës për vitin shkollor 2023/2024.
Me propozim të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Bujanocit, kryetari i komunës Nagip Arifi ka mirëpritur këta nxënës, të cilëve i uroi për suksesin e arritur dhe shkollimit të tyre, si dhe përgëzoi drejtorat dhe mësimdhënësit për kujdesin që nxënësit të arrijnë sa më shumë rezultate.
Me këtë rast, kryetari Arifi ndau mirënjohje dhe i shpërbleu me nga 25.000 dinarë secilin nxënës.
“Kjo është vetëm një vazhdimësi e asaj që komuna jonë po bënë për t’i motivuar nxënësit tanë që të vazhdojnë me mësimnxënie edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e komunës. /2LONLINE/