Në Kamenicë, Shefi i kabinetit Vaxhid Rexhepaj, bashkë me Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kujtim Kallaba, kanë pritur sot në takim zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME), Shefki Avdullahu bashkë me kryeinspektorin Kastriot Lajqi dhe zyrtarin e lartë të operativës, Agim Haziri.
Ata kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të ndërsjellë Komunë-AME, si dhe rreth kërkesës së komunës për shtimin e zjarrfikësve vullnetarë sidomos gjatë kësaj periudhe kur zjarret janë të shumta dhe temperaturat kanë filluar të ngritën.
“Duke u nisur nga situata e tanishme, për shkak të zjarreve, është nevojë emergjente shtimi i resurseve njerëzore në sektorin e zjarrfikësve” – tha Rexhepaj. /2LONLINE/