DYLON

Komuna e Vitisë ka konfiskuar gjashtë automjete me të cilët po transportoheshin masë drurore në mënyrë ilegale

Komuna e Vitisë ka konfiskuar gjashtë automjete me të cilët po transportoheshin masë drurore në mënyrë ilegale
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vitin 2022 e ka shpallur vit të mbrojtjes së pyjeve në këtë komunë.

Në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e keqpërdorimit të pyjeve, Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me trupën koordinuese për mbrojtjen e pyjeve kanë ndërmarrë masa të shumta për mbrojtjen e pyjeve publike në territorin e komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Ditëve të fundit, janë konfiskuar gjashtë automjete me të cilët transportonin masë drusore në mënyrë ilegale.

Me këtë rast, drejtori Naim Pira, ka falënderuar të gjithë mekanizmat që po bashkëpunojnë me Autoritetin Pyjor Komunal dhe komandantin e Stacionit Policorë në Viti, kapitenin Afrim Halili, në parandalimin e kësaj dukurie negative dhe ka ftuar qytetarët të cilët hasin në prerjen dhe transportimin ilegal të drunjëve, të njoftojnë organet përkatëse. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.