Në kuadër të projektit për mbështetje të bujqve të komunës së Vitisë, janë shpërndarë sot 20 rroto kosa dhe 60 spërkatëse 400 litërshe, për fermerët.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, në ceremoninë e shpërndarjes së këtij mekanizmi, ka theksuar se Institucionet komunale, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, po bënë një punë të shkëlqyer, duke qenë afër bujqve dhe duke mbështetur ata.
“Ne në vazhdimësi kemi realizuar projekte që kanë për qëllim ofrimin e kushteve të të gjitha kategorive të ndryshme të bujqësisë si në blegtori, perimtari, bletari, lavërtari etj etj. Kështu do të vazhdojmë edhe me mekanizëm të tjerë së shpejti dhe do të jemi përkrah jush”, ka thënë Haliti.
Ndërsa, drejtori i Bujqësisë, Naim Pira, ka bërë të ditur se çdo përfitues i këtij mekanizmi, paraprakisht do të nënshkruaj deklaratën nën betim, që nënkupto se donacionin e marrë nga komuna nuk kanë të drejtë ta tjetërsojnë brenda 3 viteve të ardhshme, përndryshe çdo kush që mund të veproj në kundërshtim të deklaratës, do të penalizohet. /2LONLINE/