DYLON

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin recedivist për kontrabandim me mallra

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin recedivist për kontrabandim me mallra
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje ka pranuar informatë se një kombi/furgon i dyshuar si i ngarkuar me mallra të kontrabanduara është duke lëvizur nga fshati Zllakuqan i Epërm-Maqedoni Veriore, përmes fshatit Stanqiq-Gjilan.

Pas pranimit të informatës së lartcekur, lidhur me rastin me datë 20 korrik 2023 janë vënë në lëvizje zyrtarë policor me veturë civile të cilët kanë bërë identifikimin e furgonit të dyshuar të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale H.S, recedivist i kontrabandimit me mallra, ku pas kontrollit të realizuar në mjetin e tij janë gjetur të ngarkuara 3 (tre) krerë gjedhe, për të cilat i dyshuari ka pasur pasaporta dhe certifikata të pavlefshme, të dyshuara si të falsifikuara.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin është kontaktuar edhe njësiti i AVUK-ut të cilët kanë kostatuar se matrikulat janë të dyshuara.

Me urdhër të prokurorit gjedhët dhe furgoni janë dërguar në Terminalin Doganor të Dheut të Bardhë, ndërsa personi i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.