Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në Viti, është mbajtur ceremonia e shpalljes së laureatëve në fushën e Kulturës dhe Sportit për vitin 2018. Me këtë rast artisti i vitit është shpallur valltari, Patriot Osmani kurse sportist i viti është shpallur Festim Alidema.
Ndërkaq çmimi i publikut për artistin e vitit 2018 e ka marrë këngëtarja e re, Djellza Nuhiu e sportisti i vitit nga publiku vitias është përzgjedhur sportisti Taulant Qosa. Ansambli më i mirë është shpallur “Dasma” nga Pozherani.
Ndërkaq si klubi më i mire është shpallur Klubi i Pingpongut “Vitia”, trajneri më i suksesshëm Hazir Alidema, për vepër jetësore është nderuar Jakup Jahiri kurse çmimet speciale në fushën e sportit i kanë marrë: Drilon Ibrahimi, Urata Rama, Lumturia Rama, Edon Rexhepi dhe Granit Halili kurse vullnetarja e vitit 2018 është shpallur Sadie Lutfiu. Përndryshe me një fjalë rasti të gjithë të pranishmeve ju është drejtuar zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport.