Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, në koridnim me Qendrën Regjional të Shëndetit Publik në Gjilan (QRSHP) dhe Drejtorinë e Arsimit në Viti kanë shënuar sot “DITËN BOTËRORE TË ZEMRËS”.
Ky aktivitet është shënuar fillimisht në qendër të qytetit, ku qytetarët kanë pasur mundësinë të masin tensionin arterial, glikeminé dhe të marrin këshilla nga dr.Elver Sinani, internist në QKMF dhe dr.Festona Qamili. Gjithashtu, nga infermieret është bërë shpërndarja e fletushkave me informacione per shëndetin e zemrës.
Pastaj, nëpër shkollat e komunës së Vitisë është mbajtur një orë mësimore nga arsimtarët e lëndës së biologjisë dhe edukatës qytetare për “Sëmundjet e zemrës dhe trajtimin e tyre. Kjo ligjëratë është mbajtur në shkollën fillore”Bafti Haxhiu”, në Sllatinë të Poshtme, Remnik, Stubëll, Vërban, Gushicë, Skifteraj, Sllatinë e Epërme( 4 shkollat) etj.
Përndryshe, 29 Shtatori është Dita Botërore e Zemrës që ka qëllim kryesor të saj informimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.
Dita Botërore e Zemrës synon të promovojë masat parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Sëmundjet e zemrēs shkaktohen nga kombinimi i një sërë faktoresh si:
– presioni i lartë i gjakut,
– kolesteroli i lartë,
– mbipesha dhe obeziteti,
– diabeti apo faktorët e mënyrës së jetesës si
– dieta jo e shëndetshme,
– duhanpirja,
– mungesa e aktivitetit fizik apo
– konsumi i shtuar i alkoolit. /2LONLINE/