DYLON

Certifikohen ushtarakët në trajnimin “Ndihma e Parë dhe Higjiena Fushore”

Certifikohen ushtarakët në trajnimin “Ndihma e Parë dhe Higjiena Fushore”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, në Komandën e Logjistikës në Qendrën Trajnuese të Regjimentit të Mjekësisë në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes janë certifikuar ushtarët në trajnimin “Ndihma e Parë dhe Higjiena Fushore”- Gjenerata 02/2024, që kishte për qëllim aftësimin e kursantëve për vetë përkujdesje shëndetësore dhe ofrimin e ndihmës së parë në rast lëndimesh ose sëmundjeve të papritura në ambiente fushore.

Programi i kursit përmban tema të aspektit teorik dhe praktik si: Kontrolli i vend incidentit, Kontrolli i të lënduarve, Frymëmarrja, Sistemi respirator, Lëndimet e kokës – niveli vetëdijes, Ringjallja kardiopolmunare. Sëmundjet dhe lëndimet e pa pritura, Qasja venoze tek i lënduari etj.

EkoHigjiena

Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të ngritjes së kapaciteteve është duke realizuar trajnime në fushat specialistike për të qenë të përgatitur në përmbushjen e misionit të saj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.