1713 nxënës vitias janë kontrolluar në aspektin shëndetësor nga ekipët mjekësore të QKMF-së së Vitisë. Konkretisht Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili ka njoftuar se kanë përfunduar vizitat sistematike nxënësve nëpër shkollat e kësaj komune.
” Pas një pune intenzive mbi 5 javore, kanë përfunduar vizita sistematike e nxënësve nëpër shkollat e Komunës së Vitisë. Gjatë kësaj kohe është bërë vlerësimi i parametrave të përcaktuar më parë për 1713 nxënës të Komunës së Vitisë, konkretisht të të gjitha shkollave fillore, ku janë vizituar nxënësit e klasëve të para, të pesta dhe të nënta” u shpreh Dr. Kadolli-Halili.
Ajo falënderoi Drejtorinë Komunale të Arsimit, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, të cilët sipas saj ishin korrekt dhe kanë lehtësuar punën e ekipës mjekësore.
Një falënderim ajo pati edhe për ekipën mjekësore të Vitisë për punën e tyre profesionale duke shtuar se ata kanë arritur që brenda kohës së planifikuar të përfundojnë me sukses vizitat nëpër shkolla dhea të në mënyrën më të mirë të mundshme. /2LONLINE/