Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në konferencën e donatorëve për Efiçiencë të Energjisë për Ekonomitë Familjare në Kosovë të organizuar nga Fondacioni Mijëvjeçarit Kosovar (MFK) dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).
Me këtë rast, kryetari Haliti, tha se sipas vlerësimit të MCC-së dhe përfaqësuesit të USAID-it, komuna e Vitisë është kampion në projektet e Efiçiencës në Energji, dhe në menagjimin e inplementimin e tyre.
Në këtë konferencë, të ftuar ishin edhe përfaqësues të lartë të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) nga Uashingtoni, si e dërguara Alicia Phillips Mandaville, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Kosovës, kryetarë të komunave që kanë bashkëfinancuar në projektet e efiçiencës së energjisë të zbatuara nga Ministria e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, organizatat kryesore vendore dhe ndërkombëtare të angazhuara në projektet e efiçiencës së energjisë, dhe palët e tjera të interesuara të përfshira në projektet e efiçiencës së energjisë “SEEK”.
Gjithashtu bëhet me dije se është diskutuar edhe për të arriturat e deritanishme të programit SEEK, si dhe për mundësitë e investimeve të tjera për rritjen e efiçiencës së energjisë, dhe zvogëlimit të konsumit të energjisë elektrike në sektorin residencial në Kosovë. /2LONLINE/