DYLON

U përkujtuan dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni

U përkujtuan dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni
Avatar photo Redaksia

Në 23 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Bafti Haxhiu dhe Sali Zenuni, në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurore lulesh në varret e këtyre dy dëshmorëve.

 Pos Institucioneve komunale, në homazhe morën pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarë të dëshmorëve e familjarë të tyre por edhe personeli arsimor dhe nxënësit të shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti e Ramnishtë.

EkoHigjiena

Ndërkohë është organizuar një manifestim në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, për shënimin e ditës së Shkollës “Bafti Haxhiu”, ku një fjalë rasti e mbajti zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, i cili ndër të tjerash tha se duhet respektuar institucionet dhe nderuar dëshmorët.

Për historikun e shkollës Bafti Haxhiu foli drejtori Afrim Rrustemi, i cili përmendi të arriturat dhe rezultatet e kësaj shkolle.

 Në shënimin e ditës së shkollës, u lexua edhe biografia e dëshmorit Bafti Haxhiu, kurse në emër të Shoqatave të dala nga lufta foli Avdyl Bajrami.

 Me këtë rast, u dha edhe një program i pasur artistik, nga nxënësit e shkollës.

Përndryshe, dëshmorët Bafti Haxhiu e Sali Zenuni, kanë rënë heroikisht me 26 maj të vitit 1999 si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në malet e Gorozhupit të Hasit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.