Komuna e Vitisë, ka përfituar edhe 66 kontejnerë metalik, donacion i cili vije në kuadër të grantit të perfomancës, që kjo komunë ka treguar gjatë vitit 2018, në projektin e GIZ-it gjerman “Mjedis i pastër”.
Donacioni përfshin 66 kontejnerë me mas vëllimi prej 1.1 metër kub.
Ky donacion ndërlidhet me implementimin e raundit të parë të grantit të përformancës, në emër të projektit “Shërbime të qëndrueshme komunale”.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Nexhmedin Jakupi, ka theksuar se komuna e Vitisë, deri më tani ka përfituar 2955 kontejner 120 litërsh dhe 190 kontejnerë me masë 1.1 metër kub. /2LONLINE.com/