Komiteti Komunal për Mbrojte dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë, iu bën thirrje qytetarëve të kësaj komune që të zvogëlojnë sasinë e mbeturinave shtëpiake.
Në kërkesë thuhet se komuna e Vitisë dhe ndërmarrjet publike po punojnë me kapacitete të reduktuara, shkaku i situatës emergjente të krijuar pas shfaqjes së Koronavirusit, prandaj edhe ofrimi i shërbimeve është vështirësuar.
“Në kohën kur po punohet me kapacitete të zvogëluara, si masë parandaluese e mbrojtjes nga Virusi Covid -19, iu bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Vitisë që të kenë konsideratë dhe të zvogëlojnë volumin e mbeturinave shtëpiake, në këtë kohë emergjente nëpër të cilën po kalojmë.
Kjo nënkupton që mbeturinat e ngurta: plastika, letra dhe materialet tjera të ndahen dhe të mos përzihen me mbeturinat e amvisërisë. Kjo do të ndihmonte shumë Ndërmarrjen Publike “Ekohigjiena” që të kryejë me kohë dhe sa më mirë shërbimet ndaj konsumatorëve të vet, sidomos në këtë fazë kur qytetarët janë të izoluar nëpër shtëpi dhe rrjedhimisht edhe prodhohen më shumë mbeturina”, thuhet në thirrjen që iu bëhet qytetarëve të Komunës së Vitisë, nga Komiteti Komunal për Mbrojte dhe Shpëtim.