DYLON

Ministrja e MAPL-së Emilija Rexhepi vizitoi Vitinë

Ministrja e MAPL-së Emilija Rexhepi vizitoi Vitinë
Avatar photo Redaksia

Për tu njoftuar më për së afërmi me gjendjen aktuale në komunën e Vitisë, pas gjendjes së krijuar ku 7 qytetarë të fshatit Stubëll janë prekur nga koronavirusi, në Viti sot ka qëndruar ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Rexhepi.

Ajo është pritur nga kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili e njoftoi me gjendjen momentale dhe masat e ndërmarra si komunë, në parandalimin e përhapjes së këtij virusi në shkallë më të gjerë.

“Ajo që ne po mundohemi dhe jemi të përkushtuar, është mbajtja e gjendjes nën kontroll dhe që situqata të jetë e qetë e të mos krijohet panik. Është më se i nevojshëm një koordinim i Qeverisë qendrore me nivelin lokal, përkatësisht me udhëheqjen komunale, në mënyrë që të reagojm së bashku në menaxhimin e situatës”, ka thënë kryetari Haliti.

EkoHigjiena

Ai ka falenderuar ministren Rexhepi për vizitën, pasi është e para që ka vizituar Vitinë pas krijimit të situatës së fundit.

Ndërkaq, duke folur për nevojat që i duhen komunës së Vitisë, kryetari Haliti tha se Vitia ka nevojë për ndihmë, ka nëvojë për rroba mbrojtës, doreza, si edhe pajisje tjera mbrojtëse e dezinfektues kundër koronavirusit.,

Mirëpo, ka parashtruar edhe kërkesën për mbështetje në staf mjekësor, pasi që stafi prej 17 punonjësve, përfshirë mjekë e infermere, janë izoluar për shkak të kontaktit që kanë pasur me të infektuarin e parë, gjatë kontrollës mjeksore që i është dhënë në QKMF në Viti.

E ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Rexhepi, është shprehur se vizitën në Viti e realizon me qëllim të njoftimit me situatën më për së afërmi.

Ajo premtoi se gjitha kërkesat e parashtruara nga komuna e Vitisë, do ti paraqesë në mbledhjen e Qeverisë, respektivisht në komisionin për menaxhimin e situatës kundër koronavirusit, pjesë e të cilit komision është edhe vet ministrja.

Gjithashtu ajo përgëzoi udhëheqjen komunale, për përkushtimin në menaxhimin e situatës së krijuar në këtë komunë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.