Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën IKC, që ka të bëjë me mbështetjen e sektorit të bujqësisë në këtë komunë.
Projekti i cili do të realizohet në periudhën një vjeçare, e që ka për qëllim zhvillimin e bujqësisë në komunën e Vitisë, do të parasheh përkrahjen e pesë fermerëve me nga 30 ari fidanë të shalqirit, sistem të ujitjes dhe dy lloje të folisë për mbjellje të kësaj perimekulturë.
Gjithashtu do të mundësoj ngritjen e një sipërfaqe prej 1 hektari me fidanë të dredhëzës për 10 fermerë të komunës së Vitisë, ndërkohë që do të mundësojë edhe organizimin e trajnimeve të fermerëve, analiza dhe vlerësime të gjendjes në terren me synim të rritjes së kapaciteteve, si dhe aktivitete të tjera në promovimin e produkteve bujqësore në këtë komunë.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje me përfaqësuesin e kësaj organizate Ekrem Bajramin, kryetari Haliti, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur me IKC-në, por edhe me organizata tjera që kanë mbështetur në vazhdimësi bujqësinë dhe fermerët e komunës së Vitisë.
Edhe drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Viti Veton Ademi, ka theksuar se ky projekt do të jetë edhe një shtytje për fermerët e komunës së Vitisë, të cilëve nuk do tu mungojë mbështetja edhe gjatë këtij viti, përmes projekteve të ndryshme