• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Gjykata ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak për aktivistët e Vetëvendosjes

Redaksia 2LONLINE 24 Shkurt, 2017 2 min
 Gjykata ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak për aktivistët e Vetëvendosjes
Gjykata ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak për aktivistët e Vetëvendosjes

Pas gjysmë viti të vuajtjes së arrestit shtëpiak, Gjykata ka vendosur që ta vazhdojë edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak për katër aktivistët tanë që po përndiqen politikisht: Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Frashër Krasniqi.

Ky vendim është marrë pavarësisht se masa e arrestit është respektuar në përpikëri prej aktivistëve. Që prej gjysmë viti të katër aktivistët po mbahen në arrest pa asnjë provë e asnjë fakt, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Më tej në këtë reagim thuhet:

Tashmë, ky pushtet ka kaluar çdo nivel të absurdit të procesit politik.

Gjyqtari Beqir Kalludra duhet ta dijë se po merr vendime të porositura politike dhe të gabuara juridikisht. Duke i dënuar aktivistët tonë, ai po e sulmon drejtësinë. Beqir Kalludra në njërën anë me vendime të padretja dhe Abdurrahim Islami në anën tjetër me insistimin me montimet e dobëta ndaj drejtësisë, na sigurojnë se ky vend e ka një sistem të kapur të drejtësisë. Kjo tregon që qytetarët janë të pasigurtë në këtë vend, por më shumë se kaq, kjo tregon se kjo gjendje në të cilën drejtësia është në duar të të padrejtëve nuk do të lejohet gjatë. Ky vendim i pajustifikueshëm është i patolerueshëm.

Adea, Frashëri, Egzoni, Atdheu nuk kanë bërë asnjë faj. Ata duhet të lirohen dhe t’u kthehen studimeve e angazhimeve për një shtet të së drejtës e me mirëqenie. Ky është edhe motivi pse ata janë arrestuar. Pa lirinë e tyre të plotë dhe të mënjehershmë nuk mund të ketë as qetësi, thuhet në fund të reagimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Etiketa:arrest shtepiak Gjykata nacionale Vetevendosje
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Kopernicë-Kolloleq

25 Qershor, 2022
2LTV

Komisioni i Shëndetësisë nga LDK, Dega Gjilan, mban konferencë për medie

25 Qershor, 2022
Policia

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

25 Qershor, 2022
Opinion

Dorëzimi i Albin Kurtit!

25 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

MAShTI publikoi rezultatet e Testit të Arritshmërisë – arritshmëria mesatare 50.75 përqind

23 Qershor, 2022

Gjykata dënon me 11 vjet burgim dhe 2000 Euro gjobë, dy të akuzuarit për veprën penale vjedhje grabitqare

13 Qershor, 2022

Gjykata cakton masën e paraburgimit të pandehurit L. H., për mos përgjigjes së ftesës së gjykatës

10 Qershor, 2022

Kontroll në një lokal për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, një i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë

30 Prill, 2022

Gjykata e dënon me pesë mijë euro zyrtarin e Komunës së Kllokotit  

20 Prill, 2022

Gjykata Themelore në Gjilan tregohet efikase në zgjidhjen e lëndëve gjatë tremujorit të parë të vitit 2022

13 Prill, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com