Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria Komunale e Arsimit, e përfaqësuar nga drejtoresha Arta Ajeti, ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me presidentin e Federatës së Xhudos së Kosovës (FXHK), të përfaqësuar nga Linda Cena dhe atë në kuadër të programit “ Kosova, shtet i Xhudos” dhe atë në komponentën “Xhudo në shkolla”.
Me këtë rast ata janë pajtuar që të bashkëpunojnë në masivizimin e sportit të xhudos në shkollat fillore të mesme të komunës së Vitisë. /2LONLINE/