DYLON

Posta ka lëshuar në qarkullim emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike Verore – Paris 2024”

Posta ka lëshuar në qarkullim emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike Verore – Paris 2024”
Avatar photo Redaksia

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike Verore – Paris 2024”.

“Kosova rriti sportistë kulminant që lartësuan flamurin tonë me medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta. Reprezentacioni ynë 6 anëtarësh, vajzat dhe djemtë tanë të artë, do ta përfaqësojnë Kosovën në disiplinat sportive të xhudos dhe boksit në “Paris 2024””, thuhet në një komunikatë të Postës së Kosovës.

EkoHigjiena

Pulla postare dhe blloku filatelik, mbështetës besnikë të sportistëve tanë, veprojnë si ambasadorë të veçantë duke nderuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve tanë në Lojërat Olimpike Verore përmes letërdërgesave në mbarë botën.

Ky emision i pullave postare do të jetë në qarkullim postar dhe në dispozicion të konsumatorëve deri në konsumin e plotë, thuhet thuhet në një komunikatë të Postës së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.