Nënkryetari z. Muhedin Nushi nga Komuna e Prishitnës së bashku me Znj. Rozafa Ukimeraj sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjës kanë nënshkruar memorandum të mirëkuptimit
Subjekt i këtij memorandumi është dhënia e donacionit prej 38 automjeteve jo funksionale që gjenden në Autoparkun e Komunës së Prishtinës në Fushë Kosovë, për nevojat e Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Komuna e Prishtinës ka gjithmonë gatitshmërinë për dhënien e donacioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.