DYLON

Deshifrohen fituesit e konkursit letrar në prozë dhe poezi

Deshifrohen fituesit e konkursit letrar në prozë dhe poezi
Avatar photo Redaksia

Tashmë janë deshifruar krijimet e shpërblyera në konkursin letrar anonim të manifestimit “Flaka e Janarit’ sikurse edhe shumica e punimeve që do të merren për botim në revistën Agmia.

Juria profesionale e konkursit, në përbërje Adem Gashi, Linditë Ramushi – Dushku dhe Mehmetali Rexhepi ka bërë këtë zgjedhje:

EkoHigjiena

Në poezi:

Shpërblimi i parë i jepet poezisë: “Kjo e diel” (shifra “Perla”), e cila doli të jetë e poetes nga Kuçova, Alma Zenellari.

Shpërblimi i dytë poezisë: “Baladë” (shifra “Vetëm 5 minuta”), që doli të jetë e Rozafë Shpuzës nga Shkodra.

Kurse shpërblimi i tretë në poezi i takoi: “Poema e mjerimit” (shifra “Aguliçe”), që gjithashtu doli të jetë e Manjolla Brahajt, Tropojë.

Ndërsa për botim në revistën Agmia, juria ka propozuar këto poezi: “Me fillue ditën me rreze në sy” (pa shifër) me autore Farida Zmijani Ramadani, “Shpirti i poetit” (shifra “Frymëzimi”), “Ftohti” (shifra “Rebelja”), “M’u shndërro në pranverë fluturash” (shifra Malli i Tropojës, “Portret në bronz” (shifra “Ec me kohën”) e autorit Hysen Graiçevci si dhe “Një pikë uji rrëshqiste në krahun e saj” (shifra “Fryma e Hyjit”)

Në prozë:

Shpërblimi i parë i jepet tregimit: “Ëndrra me peshq” (shifra “Balonat”) , me autor Dionis Prifti, Tiranë.

Shpërblimi i dytë: “Buka e dheut” (shifra “Arusha”), me autor  Afrim Demiri, Ferizaj.

Shpërblimi i tretë: “Pallati i sorrave” (Pa shifër), me autor Bajramali Selimin nga Gostivari.

Ndërsa për botim në revistën Agmia, juria i ka propozuar këto tregime: “Nënokja” (shifra “Emigrantja 1993”), “Torzo e gjallë” (shifra “Unë pa UN”) me autor Biser Mehmeti, “Dy artet e jetës” (shifra Filozofia e dashurisë”).

Ndërsa, nga 20 konkurrentët e Orës së madhe letrare, sipas Jurisë profesionale, në përbërje, Anton Nikë Berisha, Flora Brovina dhe Sherafedin Kadriu, poezia më e mirë e Manifestimit “Flaka e Janarit” 2021, u përzgjodh ajo e Prend Buzhalës, me titull “Kodi i një loje”, së cilës i takoi edhe Çmimi letrar ‘Pena e Flakës 2021’. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.