Ka dy ditë që komuna e Lutfi Hazirit ka bllokuar me qëllim fotografinë e kandidatit për kryetar, Sami Kurteshi dhe të kandidatëve për asambleistë të Vetëvendosjes.
Kjo po ndodhë nga paniku i humbjes që iu ka futur Lutfi Hazirit për humbjen e sigurt.
Duhet theksuar se hapësira ku janë vendosur fotografitë e VV-se është e rezervuar dhe me leje te Drejtorisë së Shërbimeve Publike . LVV kërkon nga policia e Gjilanit që urgjentisht ti largoj kamionët nga vendi i ndaluar.
Komuna e Lutës duhet të bindet njëherë e mirë se kamionët mund ti bllokojnë fotot, por kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk do ta bllokojnë vullnetin dhe votën e banorë të Gjilanit të cilët janë përcaktuar për VV-në.
Lëvizja VETËVNDOSJE! Qendra – Gjilan.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje