Kohët e fundit numri i personave të prekur me COVID-19 është duke shënuar rritje.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi 728 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ndërsa në Komunën e Kamenicës deri më tani 18 raste janë pozitive.
Andaj duke parë këtë situatë u bëjmë thirrje që të VAKSINOHENI në mënyrë që të mbroni vetën dhe të tjerët nga COVID-19. Ju lutem respektoni rregullat e Institutit. Ruani veten dhe të tjerët”, thuhet në thirrjen e Komunës së Kamenicës drejtuar qytetarëve për t’u vaksinuar kundër Covidit. /2LONLINE/