Komuna e Kamenicës sot ka pranuar donacionin e dhuruar nga shkolla kantonale Wil Uzwil në Zvicër.
Janë pranuar pajisje teknologjike si 13 llaptopë, 13 kompjuterë, 2 projektorë dhe mjete të tjera përcjellëse.
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit Afrim Dërvishi kanë mbajtur një takim virtual me udhëheqësin e këtij institucioni Marco Frauchiger, ku e kanë falënderuar për kontributin dhe bashkëpunimin.
Ky donacion ka ardhur në ndihmë të nxënësve kamenicas për shkak të kontributit të Agron Rrudhanit që është edhe përgjegjës i logjistikës në këtë shkollë. /2LONLINE/