DYLON

Ka ndërruar jetë shoferi i kamionit që u aksidentua në dalje të fshatit Pogragjë

Ka ndërruar jetë shoferi i kamionit që u aksidentua në dalje të fshatit Pogragjë
Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë drejtuesi i kamionit që u aksidentua në dalje të fshatit Pogragjë, njofton Policia e Gjilanit.

“Edhe përkundër ndihmës së mjekëve personi i aksidentuar i lindur me 1960 shtetas i Kosovës ka ndrrua jetë si pasojë e plagëve të marra në aksident”, thuhet në komunikatën zyrtsre të Policisë së Gjilanit, përcjellë nga zëdhënësi i policisë, toger Ismet Hashani.

EkoHigjiena

Raporti zyrtar i policisë

Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më  25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është shkaktuar aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture e llojit pikap , me tabela vendore.

Me këtë rast, drejtuesi i kamionit e humbë kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderushme përplaset për një muri skaj rruge.

Ndihma e shpejtë personin e aksidentuar (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spital Rajonal në Gjilan.

 Edhe përkundër ndihmës së mjekëve personi i aksidentuar i lindur me 1960 shtetas i Kosovës ka ndrrua jetë si pasojë e plagëve të marra në aksident.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinët. Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.