Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka mbajtur takim së bashku me profesorë e përfaqësues të klasave të XII-ta të shkollave të mesme.
Në këtë takim është diskutuar për mbulimin e shpenzimeve të mbrëmjes së maturës nga ana e Komunës së Kamenicës.
Kryetari Rahimaj së bashku me profesorët janë dakorduar që kjo çështje të merret përsipër nga Komuna, duke i uruar maturantët që suksesi i tyre të vazhdoj edhe në nivele të tjera të shkollimit. /2LONLINE/