Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Zotrim Kastrati, si dhe Udhëheqësin e Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit,, Hysen Jerliu, kanë dhuruar 20 shporta 50 litërshe për banorët e Lagjes Malësia.
I pari i komunës ka thënë se e vlerësojnë mjaft shumë që shoqata Lagja Malësia ka angazhuar një banorë të lagjes për mirëmbajtjen e ambientit.
“Shoqata Lagja Malësia, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm ndaj kujdesit të ambientit. Për çka edhe i vlerësojmë! Kjo shoqatë ka angazhuar një banorë të kësaj lagje për mirëmbajtjen e ambientit, kurse ne si komunë u dhuruam 20 shporta 50 litërshe, që t’ua ndihmojmë këtë iniciativë. Kamenica është shembull sesi qytetarët angazhohen bashkarisht për të mirën në përgjithësi. Në këtë mënyrë kanë vepruar edhe Topanica, Koretini, Hogoshti e disa fshatra të tjera. Bashkë për Kamenicën tonë të pastër”, ka thënë ai.
Edhe drejtori Zotrim Kastrati tha se iniciativa e kësaj shoqate është mjaft e mirë.
“Ne si drejtori i përkrahim iniciativat e tilla të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e ambientit. Jemi duke u angazhuar që në të gjitha fshatrat e Kamenicës të krijojmë një ambient më të pastër për qytetarët tanë”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/