Investimet në rrugët e Komunës së Gjilanit po vazhdojnë, thonë drejtuesit e komunës së Gjilanit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër asfaltimin e rrugëve në lagjen Livadhet e Arapit.
“Drejt përfundimit tashmë projekti i asfaltimit, në vlerë prej 250 mijë euro, me 7356 metra në katrorë te Livadhet e Arapit”, tha Hyseni.
I pari i komunës më tej shtoi se po bëjnë infrastrukturë moderne, të qëndrueshme dhe cilësore. /2LONLINE/