Komuna e Bujanocit përmes faqes në Facebook promovon asfatltimin e rrugëve në vendbanime të ndryshme.
“Komuna e Bujanocit po vazhdon me realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore. Gjatë ditës së sotme, përmes kompanisë kontraktuese “Saba Bellça” ka realizuar asfaltimin e disa rrugëve në fshatin Tërnoc. Bëhet fjalë për asfaltimin e fazës së parë ku janë të përfshira 13 rrugë lokale, prej të cilave 4 tanimë veç kanë përfunduar, dhe pritet që deri në fund të kësaj jave të përfundojnë edhe rrugët tjera të kësaj faze. Vlera e përgjithshme e këtyre rrugëve është 13.352.981,22 dinarë me TVSh, dhe i takojnë projekteve të vitit 2021″, thuhet në tekstin e publikuar në Facebook nga komuna e Bujanocit:.