Sot Kompania “GÜRIŞ” për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka dhuruar 50 pako ushqimore për Komunën e Kamenicës.
Këto pako i ka pranuar shefi i kabinetit Vaxhid Rexhepaj, bashkë me Drejtoreshat Eurona Hoda dhe Burbuqe Leka. I pranishëm nga kompania “GÜRIŞ” ishte z.Ibrahim Akyoll.
Komuna e Kamenicës falënderon kompaninë, si dhe do t’i shpërndajë këto pako tek personat që kanë nevojë. /2LONLINE/