Sot, është mbajtur mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa, ku në rend dite ishin: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e gjashtë e KPF-së dhe, propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik, projekt planin e punës së kuvendit komunal të Vitisë, për vitin 2022.
Në këtë mbledhje kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë, Naim Pira, ka shprehur shqetësimin e tij rreth rritjes së rasteve të infektimit, hospitalizimit dhe vdekjeve nga varianti i ri i virusit Covid -19, “Delta”. Poashtu, ai i ka njoftuar anëtaret e komitetit rreth rasteve aktuale me Covid -19, si dhe, ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët, që t’i zbatojnë të gjitha masat parandaluese.
“Gjatë këtyre dy javëve në komunën e Vitisë, kemi 334 raste aktive, 7 raste janë në hospitalizim si dhe kemi 4 të vdekur, e që është shqetësuese kjo gjendje për komunën tonë. Andaj, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim moshe, që të kenë kujdes të shtuar dhe, t’i zbatojnë të gjitha masat parandaluese në përpikmëri”, u shpreh kryesuesi Pira.
Përndryshe të dy pikat e parapara për votim kanë marrë përkrahjen e anëtarëve të KPF-së dhe pritet të shkojnë për shqyrtim, në seancën e radhës së Kuvendit Komunal të Vitisë. /2LONLINE.com/