DYLON

Komuna e Gjilanit dhe organizata Peaceful Change Initiative me memorandum bashkëpunimi për aktivizimin e rinisë

Komuna e Gjilanit dhe organizata Peaceful Change Initiative me memorandum bashkëpunimi për aktivizimin e rinisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshjen e mirëkuptimit për projektin “Fuqizimi i zërave lokal për zhvillim të barabartë”, me organizatën Peaceful Change Initiative, People in Need, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim që të mbështes të rinjtë në forma të ndryshme në zhvillimin e ideve dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në tregun digjital.

Kryetari Haziri, ka thënë se me këtë marrëveshje bëhet thirrje për të rinjtë që të aktivizohen, të realizojnë planet e tyre dhe të zhvillojnë idetë në planifikimin e shërbimeve sociale, me pjesëmarrje dhe njëkohësisht edhe aktivizimin lokal të shoqërisë civile.

EkoHigjiena

“Falënderoj organizatën Peaceful Change Initiative, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar për bashkëpunimin me nivelin lokal. Janë përzgjedhur 5 Komuna të cilat kanë gjithpërfshirje dhe efikasitet në angazhimet e përbashkëta me shoqërinë civile në përmirësimin e jetës së të gjithë banorëve pa dallim. Projekti është një vjeçar dhe Komuna e Gjilanit do të angazhohet me kapacitetet e saja që të rinjtë dhe shoqëria civile të jenë përfitues nga përvojat e studiuara mirë të organizatës nga Mbretëria e Bashkuar”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Në emër të organizatës përfaqësuesit në këtë takim, kanë konfirmuar bashkëpunimin e plotë dhe gatishmërinë e tyre që përmes ekspertizës së konsorciumit të projektit me shoqërinë civile dhe të rinjtë pa dallime që jetojnë në Komunën e Gjilanit, në veçanti të ndikojnë në zhvillimin e ideve për tregun dixhital, shërbimet sociale dhe mbështetjen me përvoja praktike për krijimin e bizneseve të reja, në koordinim të vasgdueshëm me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.