Komiteti për Politikë e Financa në Komunën e Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e gjashtë, ku në rend dite ishin: Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-qershor 2021, dhe propozim vendim për caktimin e komisionit për interesim, vlerësim dhe poentim të kandidateve të cilët kanë konkurruar në konkurset publike për pozitat drejtor, zv drejtor të shkollave fillore- mesme dhe çerdheve të fëmijëve të Komunës së Vitisë.
Duke raportuar për pikën e parë të rendit të ditës, drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Ibrahim Rama, tha se buxheti i komunës së Vitisë, gjatë këtij gjashtëmujori, është shpenzuar për 75.19%, krahas planit të paraparë.
Ndërsa për të hyrat vetanake në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Rama tha se janë inkasuar 496.164 euro, nga 404.967 siq ishte planifikuar që shprehur në përqindje, është arritur në 122% realizim më i lartë. Krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, inkasimi është i të hyrave është më i lartë për 185%. /2LONLINE.com/