DYLON

Nëntë fermerë përfituan serra, fidanë e motokultivatorë frezë

Nëntë fermerë përfituan serra, fidanë e motokultivatorë frezë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë së komunës së Vitisë, ka organizuar sot ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për dhënien e donacioneve për 9 fermerët përfitues të projektit “ Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës, që implementohet nga Iniciativa për Zhvillim e Bujqësisë së Kosovës IADK.

Objekt i kësaj kontrate është dhënia e serrës, inputeve përcjellëse, fidanëve të perimeve për sezonën vjeshtore dhe pranverore dhe motokultivatorit frezë.

EkoHigjiena

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka uruar fermerët përfitues të këtij projekti dhe ka theksuar se ky donacion është në vazhdën e bashkëpunimit që komuna e Vitisë ka me donatorë të ndryshëm, për të mbështetur fermerët dhe në përgjithësi sferën e bujqësisë në komunën e Vitisë.

Edhe Arlinda Sahiti, ka theksuar se Drejtoria e Bujqësisë vazhdon të jetë e përkushtuar për të mbështetur bujqit përmes projekteve të ndryshme si në perimtari, pemëtari, blegtori e sfera  të tjera.

Përndryshe, ky është donacion i Brut Fur die Welt-Gjermani, në bashkëfinancim edhe me komunën e Vitisë.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.