Komisioni për Legjislacion brenda AKR-së shënoi 9-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës. Kushtetuta paraqet një akt konsutituiv me të cilin bëhet themelimi i një shteti.
Miratimi i Kushtetutës vuri themelet e shtetit ton si akti më i lart juridik që Kosovën e garanton si një shtet sovran, të pavarur të bazuar me rend dhe ligj dhe që funksionon mbi bazën e pushteteve të ndara, thuhet në një komunikatë.
Më tej në komunikatën e AKR-së, përkatësisht Komisionit për Administratë të Përgjithshme dhe Legjislacion thuhet:
Para 9-viteve themeluesit e Kushtetutës miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës me të cilën vendosen për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirç demokratik dhe paqedashës i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të saj.
Kushtetuta që prej miratimit te saj e deri më sot ka pësuar shumë ndryshime (Amandamentime) që prej miratimit si dhe ka pasur shkelje të Kushtetutës edhe nga përfaqësuesit e partive politike të cilët në bazë të interesave partiake tentojnë dhe interpretojnë sipas interesave të tyre me çka vë dilema dhe dyshime që fare nuk i ka kjo Kushtetutë si dhe bëjnë interpretimin për interesa të veta.
Subjektet politike duket të jenë shkelësit më të mëdhenj ku në asnjë kapitull Ligji për Gjykatën Kushtetuese nuk parashihet marrja e masave ligjore për partitë që shkelin Kushtetutën e shtetit ose veprojnë në mënyrë antikushtetuese. Gjykata e Sllovenisë merr masa edhe ndaj subjekteve politike që nuk e respektojnë kushtetutën apo e shkelin atë ku ne këtë mënyrë ç’regjistrohen nga regjistri i partive politike.
Një sfidë tjetër që ballafaqohet Kushtetuta është shumica e Bandiderit apo siç njihet edhe si votat e pakicave, ku për miratimin e disa Ligjeve të cilat konsiderohen si Ligje vitale siq është rasti me themelimin e ushtrisë së Kosovës përveç votave të shumicës duhen edhe votat e pakicave nga kanë ardhur deri ne bllokimin e miratimit te këtyre Ligjeve.
Kushtetuta e Republikës se Kosovës ballafaqohet edhe me shtrirjen e saj në tërë territorin e Republikës së Kosovës ku në pjesën veriore te Mitrovicës kushtetuta nuk gjen zbatim.