Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim komisionerin e gjuhëve pran Zyrës së Kryeministrit, Slavisa Mladenovic, lidhur me zbatimin dhe respektimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në komuna.
Kryetari Haziri e njoftoi komisionerin Mladenovic se respektimi i gjuhëve është bërë duke u vendosur të gjitha mbishkrimet në ndërmarrjet dhe institucionet publike, duke shtuar se janë në proces të vendosjes së tabelave për emërtimin e rrugëve.
Në takim u theksua fakti se ka mungesë të stafit për përkthim, dhe po shikohet mundësia për mbulimin e boshllëkut përmes kompanive nga jashtë.
Ndërksa, komisioneri e gjuhëve pran Zyrës së Kryeministrit, Slavisa Mladenovic, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe përkrahjen që ka treguar në vazhdimësi, duke shtuar se ekziston bashkëpunimi më i mirë me Komunën e Gjilanit, përderisa mjetin për monitorim të Komunës e ka vlerësuar si më të mirin në nivel të Republikës.