DYLON

IAP dhe NJKDNJ mbajnë ligjëratën me temën “Të drejtat e njeriut, me theks të veçantë, të drejtat dhe detyrat e fëmijëve”

IAP dhe NJKDNJ mbajnë ligjëratën me temën “Të drejtat e njeriut, me theks të veçantë, të drejtat dhe detyrat e fëmijëve”
Avatar photo Redaksia

Zyra Regjionale e Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ), kanë mbajtur ligjeratën me nxënësit e klasave të VIII dhe IX-ta në shkollën fillore të mesme të ulët “Xhavit Ahmeti”, në Hodonoc të Kamenicës, me temën “Të drejtat e njeriut, me theks të veçantë, të drejtat dhe detyrat e fëmijëve”.

Zyrtati Ligjor pranë Zyrës Regjionale të IAP Shemsedin Mustafa, i ligjëroi nxënësve për rolin dhe mandatin e Avokatit të Popullit, si dhe për të drejtat e njeriut në përgjithësi.

Kurse, koordinatorja e NJKDNJ-së Nazmije Demolli-Kastrati tha se fëmijët përkatësisht nxënësit kanë të drejta dhe detyra të shumta. Poashtu theksoi rolin dhe funksionimin e Zyrës për të Drejtat e Njeriut në komunën e Kamenicës.

EkoHigjiena

E Drejtoresha e shkollës fillore të mesme të ulët “Xhavit Ahmet”, Sofije Krasniqi falënderoi ligjëruesit duke shpresur se ligjërata të tilla të mbahen në vazhdimësi, ngase nxënësit kanë nevojë të marrin njohuri të reja lidhur me të drejtat dhe detyrat që i kanë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.