Kosova po impresionon me paraqitjet e tyre në kualifikimet në “Euro 2020”, gjersa kanë ende shanse që të kualifikohen.
“Dardanet” do t’i zhvillojnë edhe tri përballjet deri në fund, e që do të jenë më shumë se finale në mënyrë që ta realizojë ëndrrën dhe të kualifikohemi për herë të parë në histori.
Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Malin e Zi më 14 tetor, ndërsa dy takimet e radhës do t’i zhvillojë në muajin nëntor.
Kosova do të jetë mysafirë i Republikës Çeke më 14 nëntor, derisa do ta pret në ‘Fadil Vokrri’ Anglinë tri ditë më pas.