Komandanti i KFOR-it, gjenaral Lorenco D`Adario me bashkëpunëtorë, kanë vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan.
Kolonel Elmina Mahmuti, në këtë takim pune e ka njoftuar Komandantin e KFOR-it se situata e sigurisë në rajonin e Gjilanit është në nivel shumë të kënaqshëm.
Edhe Komandanti Gjenaral Lorenco D`Adario është shprehur i kënaqur me gjendjen e sigurisë, po ashtu është shprehur se është mirë i informuar për punën, në aspektin e sigurisë që bëjnë Policia e Kosovës, dhe siç tha rajoni i Gjilanit është shembull për të mirë.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me KFOR- in, si dhe faktorët tjerë relevantë dhe strukturat e sigurisë janë të përkushtuar që të bashkëpunoj sa më tepër, dhe ti shpeshtojnë kontaktet me të gjithë qytetarët e të gjitha etnive dhe niveleve dhe të krijojnë siguri dhe ambient prosperues për të gjithë”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.