Partia, pushteti dhe qeverisja

Partia, pushteti dhe qeverisja

Partia në pushtet dhe qeverisja e mirë janë të ndërlidhura në mes veti vetëm atëherë kur brenda këtyre institucioneve qeverisin njerëzit kredibil, meritor dhe ata të cilët kanë punuar brenda sektorëve, partisë për të përfituar votën e qytetarit me platformën e paraqitur.

Shkruan: Genc Mustafa

Qeverisjet e mira janë projekt i përbashkët i një ekipe të gjerë dhe të përgjegjshme në platformën në të cilën marrin përgjegjësi ata të cilët brenda vetës kanë kredit moral, politik dhe shoqëror për të qeverisur dhe për të ofruar projekte, progres dhe avancim shoqëror.

Mungesa e ndërlidhjes së partisë, pushtetit me njerëzit meritor është pushtet jo kredibil, jo përfaqësues dhe shumë herë behet abuziv për arsye se të përzgjedhurit janë “oborrtar të mbretit” liderit i cili nuk përfill kontributdhënësit, votuesit dhe të votuarit për të qeverisur me atë pushtet.

Prandaj ka ardhur koha që partitë politike të fokusohen dhe të ndërtohen mbi bazat kontributdhënëse të anëtarëve dhe profesionistëve të cilët I kanë brenda strukturave, forumeve dhe ekipeve të ekspertëve.

Nuk munden pushtet me qenë të mira nëse brenda tyre ka “parashutist”, njerëz pa kontribut, njerëzve të cilëve ju falen pozita, dhe të papranueshëm nga shoqëria.

Kjo është formula e vetme që si shoqëri kosovare të arrijmë të shohim progres duke qenë ndëshkues dhe duke mos i pranuar pushtetet pa bazë në njerëz meritor, ekspert dhe të rinj të përgatitur për udhëheqje të denjë.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE