Sot Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, përmes video-lidhjes realizuan takimin me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor Benjamin J. Corell.
Me këtë rast, gjeneral Corell uroi Gjeneral Jasharin për emërimin në postin e Komandantit të FSK-së, duke i shprehur zotimin e fuqishëm për përkrahjen dhe bashkëpunimin e plotë në kuadër të partneritetit tonë tashmë tradicional mes dy shteteve.
Nga ana e tij Gjeneral Jashari , shprehu falenderimin dhe mirënjohjen e lartë për gjithë përkrahjen e deritashme të SHBA-së në përgjithësi dhe Gardës Kombëtare në veçanti për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së.
Ndër të tjera, Ministri Mehaj, Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Corell, u pajtuan që të takohen së shpejti dhe të intensifikojnë edhe më shumë bashkëpunimin bilateral gjatë vitit 2022.
Në fund, urimet e ndërsjella, me dëshirat më të mira për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2022, i përcjellën të gjithë ushtarakëve dhe familjeve të tyre të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së.