• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Gjilan
  3. Me kë do të bashkëqeverisë Vetëvendosje në Komunën e Gjilanit?!
Gjilan

Me kë do të bashkëqeverisë Vetëvendosje në Komunën e Gjilanit?!

by Redaksia 2LONLINE 22 Dhjetor, 2021 3 min read
 Me kë do të bashkëqeverisë Vetëvendosje në Komunën e Gjilanit?!

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ditë më parë ka bërë publike dokumentin “marrëveshje mbi parimet e qeverisjes”, duke i listuar gjashtë parime të qeverisjes mbi të cilat duhet të bazohet marrëveshja për qeverisje të mirë, të cilën duhet pasur parasysh subjektet tjera politike, nëse duan të jenë pjesë e bashkëqeverisjes.

Shih shkrimin: Ja cilat janë gjashtë parimet e Vetëvendosjes mbi të cilat ofrohet bashkëpunimi me partitë tjera për bashkëqeverisje

Ndërkohë që ai sot ka bërë me dije se ka takuar përfaqësuesit e subjekteve politike të Gjilanit, por se nuk është bërë e ditur a ka pasur ofertë konkrete nga Vetëvendosje, për bashkëqeverisje, apo kërkesa nga ana e partive tjera në drejtin të Vetëvendosjes, por se vetëm është thënë se takime të tilla do të ketë edhe në ditët në vijim, deri më 5 janar, kur edhe është paraparë të mbahet seanca e Kuvendit Komunal.

“Pas publikimit të dokumentit të marrëveshjes mbi parimet e qeverisjes, si dhe ftesës së dërguar subjekteve politike: LDK-së, PDK-së, AAK-së, AKR-së, KDTP-së dhe Lëvizjes VATRA, sot u takova zyrtarisht me përfaqësuesit e këtyre subjekteve politike. Me z.Abdyl Aliu dhe z.Bardhyl Syla nga LDK, z.Riad Rashiti, znj.Leonora Morina-Bunjaku dhe z.Bajram Isufi nga PDK, z.Bajram Hasani, znj.Ardita Ukshini dhe z.Nazim Gagica nga AAK, z.Arianit Ibrahimi nga AKR si dhe z.Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra”, ka bërë të ditur kryetari Hyseni

Ai tha se sot, është koha të reflektojmë për të ardhmen e qytetit të Gjilanit, për banorët e tij, si dhe është momenti i gjithsecilit nga ne, si përfaqësues politik të mbajmë përgjegjësi.

“Parimisht u dakorduam që së bashku, pa dallime partiake, etnie e fetare, do të duhet të angazhohemi për mirëqenie, siguri dhe barazi për të gjithë. Pikërisht për këtë, ne do të vazhdojmë takimet tona të tjera, deri para datës 5 janar 2022, dita kur do të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit Komunal”, ka tëhnë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Tags: Alban Hyseni bashkeqeverisje Gjilan koalicion Vetevnedosje
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro

26 Maj, 2022

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

25 Maj, 2022

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame në Gjilan

25 Maj, 2022

Kur kombinohet pasioni me punë, suksesi është i madh!

24 Maj, 2022

Nazim Gagica u zgjodh kryetar i AAK-së në Gjilan

24 Maj, 2022

Arrestohen dy të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar i armëve si dhe lëndim trupor”

24 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com