Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, sot ka pritur në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të IOWA-s, Gjeneral Major Stephen Osborn. Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të FSK dhe IOWA, dhe për të ardhmen.
Në kuadër të vizitës, gjeneralët vëzhguan aktivitetet e ushtrimit mjekësor – ROL1 që organizohet nga ushtria amerikane e që është vazhdimësi e ushtrimit të realizuar në Republikën e Malit të Zi gjatë javës së kaluar.
Qëllim i ushtrimit është ngritja e kapaciteteve mjekësore ROL1, shkëmbimi i përvojave, ngritja e ndërveprueshmërisë mes shteteve regjionale, si dhe mbështetja nga ekipi i FSK-së për Shqipërinë dhe Malin e Zi për përvojën e kaluar gjatë procesit të validimit.
Përveç FSK pjesë e ushtrimit janë edhe Shqipëria, Mali i Zi, Garda Kombëtare e IOWA-s, Garda Kombëtare e MAINE dhe USAFE/EUCOM. /2LONLINE/