Komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri i shoqëruar nga Drejtori i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit ( QNTKSH) z. John Don, kanë prit në takim përfaqësuesit nga Projekti IPA të Bashkimit Evropian për kërkim-shpëtim urban, David Norlin dhe Roger Valberg.
Gjeneral Haziri i njoftoi ata me misionin e Gardës Kombëtare me fokus kapacitetet e kërkim shpëtimit dhe QNTKSH,dhe me fokus është diskutua për mundësit e bashkëpunimit dhe mbështetjen e mundshme për ngritjen dhe zhvillimin e mëtejmë të kësaj qendre e cila me sukses po përgatit kuadro nga mbarë bota për të kryer misionin më fisnik të kërkimit e shpëtimit të jetëve njerëzore ku do në botë. /2LONLINE/