DYLON

Bizneset nga Komuna e Kamenicës pjesëmarrëse të panairit Agrokos

Bizneset nga Komuna e Kamenicës pjesëmarrëse të panairit Agrokos
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, ka njoftuar qytetarët se sot ka marrë pjesë në inagurimin e panairit Agrokos ku disa nga bizneset në Komunën e Kamenicës kanë promovuar prodhimet e tyre në panairin ndërkombëtar të agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve.

“Në këtë panair, fermerët kanë pasur mundësinë të mësojnë nga ekspertët në fushën e bujqësisë dhe të njihen me teknologjitë e reja që mund të përdoren për të rritur prodhimin e tyre. Në të njëjtën kohë, bizneset kanë pasur mundësinë të prezantojnë produkte të reja dhe të bëjnë marrëveshje me blerësit potencialë. Në këtë ngjarje, është theksuar rëndësia e bashkëpunimit dhe solidaritetit në komunitetin lokal”,ka thënë ajo.

EkoHigjiena

Pjesëmarrës gjatë inagurimit të këtij panairi ishin edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, si dhe Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.