Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari me ftesë të Gjeneral Daniel R. Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve qëndroi në Uashington DC, për të marrë pjesë në konferencën e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP) të Gardave Kombëtare.
Ne suaza te konferencës mbi 800 të pranishmëve ju adresua Gjeneral Mark A. Milley, Shef i Shtabit të Përbashkët (Chairman of the Joint Chiefs of Staff), ku, KOMFSK gjatë konferencës pati mundësinë edhe te takohej me të. Ne kuadër te konferencës KOMFSK, së bashku me homologun nga GK e Iowas Gjeneral Osborn, patën rastin që te mbajnë një varg takimesh të rëndësishme ne funksion te bashkëpunimit dhe aktiviteteve në kuadër te SPP.
Gjeneral Jashari dhe homologu i tij nga Iowa, patën takim me Gjenerallejtënant Steven Basham, Zëvendës Komandant i EUCOM dhe Ambasadoren Kate Byrnes, Këshilltare për Politika te Jashtme ne EUCOM. Gjeneral Jashari, shfrytëzoi rastin për te falënderuar SHBA dhe EUCOM, për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe FSK, dhe i njoftoi për se afërmi për sukseset dhe arritjet e përbashkëta me partnerin tonë, Iowan. Gjeneral Jashari, konfirmoi gatishmërinë e FSK-se, për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë Amerikane dhe ne aktivitete e trajnime tjera në funksion të mbajtjes dhe zhvillimit të aftësive te ndërveprimit me forcat partnere. Gjeneral Basham dhe Ambasadorja Byrnes, falënderuan Gjeneral Jasharin dhe Gjeneral Osborn, dhe konfirmuan vullnetin e EUCOM për mbështetje dhe përkrahje për Forcën e Sigurisë se Kosovës.
Gjithashtu, Komandanti i FSK-së, takoi edhe Gjeneral Brigade Andrew Camacho, Zëvendës Komandant i Gardës Kombëtare te Teksasit dhe delegacionin e tij. Takimi u shfrytëzua për te ju uruar mirëseardhje ne Kosovë trupave nga Teksasi, dhe për te konfirmuar gatishmërinë e FSK, për vazhdim te bashkëpunimit. Vlen të theksohet se trupat nga Teksas para pak ditësh morën rotacionin e trupave amerikane në Komandën Rajonale – Lindje (RC-E) në kampin Bondsteel me mision në kuadër të misionit të KFOR-it. Gjeneral Camacho falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe konfirmoi gatishmërinë për vazhdim dhe fuqizim te bashkëpunimit te ndërsjellë.
Konferenca, shënoi një përmbledhje te suksesshme te programit te SPP mbi arritjet gjate 30 viteve, dhe u shpalos vizioni për te ardhmen. Kosova dhe FSK do te qëndrojnë të palëkundur ne partneritetin me SHBA. /2LONLINE/