DYLON

KKSB: Situata e sigurisë e mirë – shqetësuese rastet e vjedhjeve

KKSB: Situata e sigurisë e mirë – shqetësuese rastet e vjedhjeve
Avatar photo Redaksia

Sot është mbajtur mbledhja e katër e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Viti, në të cilën janë shqyrtuar çështje të ndryshme të sigurisë, ku sipas policisë dhe anëtarëve shqetësuese është shtimi i rasteve të vjedhjeve të rënda.

Në këtë mbledhje, nënkryetari i komunës Hasan Aliu, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së rreth mobilizimit të komunës për menaxhimin e situatës në të gjitha aspektet, me theks të veçantë shtimi i stafit tek gjendja civile dhe zjarrfikësit, në kohën e mërgimtarëve. Ai poashtu theksoi se, rastet e vjedhjeve të cilat janë shtuar kohëve të fundit janë shqetësuese dhe ka kërkuar nga policia që të zbulohen dhe të ndalohen këto raste.

EkoHigjiena

Lidhur me situatën e sigurisë në komunën e Vitisë, rreshterja Fetushe Hyseni, ka theksuar se situata është e qetë, si në aspektin e sigurisë, po ashtu edhe në komunikacion, ku mes tjerash tha se këtë gjashtë mujor nuk kemi pasur asnjë aksident me fatalitet, por si çështje shqetësuese përmendi rastet e vjedhjeve të rënda, për të cilat tha se një pjesë e tyre janë zbuluar.

Në këtë mbledhje policia dhe anëtarët e KKSB-së, kanë apeluar tek qytetarët e komunës së Vitisë për respektim të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimeve në dasma e ahengje, respektim të rregullave të komunikacionit, pasi që kemi një fluks më të madh të veturave tani, si dhe kanë kërkuar nga qytetarët që të bëjnë sigurimin e pusetave, në mënyrë që mos të rrezikohet jeta e qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.